>
LETERSISHQIP

Errësira

Erdha këtu, te ti, shpresoja që të gjeja
Por nuk të shoh…
Të kërkoj, ende të pres, jo nuk e besoj!

Tubohen njerëz e ti nuk je
Por ku më humbe qe askundi s' je?

Asgjë nuk është mâ si dikur,
Dhe nuk do të bëhet mâ kurrë
Mori fund zemërdlirësia ime, tani mbresa me rrënoj
Deshiroja qe ta kuptoja se gjithë kjo ishte ankth
Perse nuk zgjohem dot –"ftyrë e përlotur, zgjohu"!!!

Apo kam humbur në një botë paralele
Në një sferë tjetër?

Më duket sikur u shtang koha
Prej asaj dite kur i pashë sytë e nënës
Të vuajtur si kurrë më parë
Me lotët të tharë

Errësira më mban peng, drita u largua
Në një botë qe nuk qenka për mua…
I them dritës –"perse nuk më do"
E pasjellshme, ajo hesht kudo

Dhuna në ndërdijen time vetëm rritet,
Krismat në gjoksin tim jehojnë si rrufeja që nuk fiket

Por në ëndërra, nji vegim gjithnjë më ngushëllon,
Fytyra yte sa shumë më ndihmon.

DËRGOI:
Më shumë nga Manushaqe Pasku