A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Lulet E Gjakut

Më thanë se erdhi vera, por ku ësht ajo?
Më thanë se lulzuen trendafilat, por nuk i shoh
Më thanë se u larguan retë, unë vetëm terr njoh
Më thanë se zogjët këndojnë, unë vetëm britma dëgjoj

Po, është një lule që e shoh, Lulet e Gjakut
Kur vjen vera, mbulohët toka jonë me to
Ato çelin dhe na kthjellin
Na përkujtojnë ata qe ranë

Lulet e gjakut, lotët e gjakut,

Nuk kemi kohë për të humbur, ohhh popull
Se Gjaku i jonë kërkon hakmarrjen që ende s'u muar
Gjymtyrët dhe gjaku i tyre, jo nuk zhduket
Jo nuk plurohet,
Ndëgjoni armiq; -ai veç lulzon! …

Tani heshtja më vret dhe të ftohtit më ka ngrirë
Ç'është ky terr që na mbuloj?
Ç'është kjo natë që s'përfundoj?
Oh sa më mungon im atë që fluturoi!

Tani bredh se nuk jetoj, i shtrohëm fatit, pësoj
Oh sa mirë isha dhe nuk e dija
I mbyll sytë dhe imagjinoj,
I shoh ata që na mungojnë
Oh ju lulet, Lulet e Gjakut…!

- poezi nga Manushaqe Pasku


- Poezia u dërgua nga Manushaqe Pasku -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11







Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018