Dëshira
Të të ik prej syve ashtu të largohem
Verbërisht si era, me kapelen mbi kokë hedhur
Pallton mbledhur shpatullave të mbulohem
Nga xhamat e syzeve të shoh vjedhur
Cigaren me kollë ta tymos trotuareve
Atyre rrugicave mbuluar nën pemë
Të shoh nje copë qiell dhe tu lus reve
Verë e largët iku, ti vjeshtë vetëm shi sjell
Të ec ngadalë, ndrojtur krah çifteve të reja
Lërmë Zot, lërmë dhe ca të ec mes gjindjes
Kisha dhe unë histori të tjera
Por une i ri më skthehem, as ti më e re' i them.