>
LETERSISHQIP

Si Unë

Të kam thënë, të kujtohet?
Vetëm unë do të dua,
Ashtu si unë asnjë,
Askush nuk e zë vendin tim.
Vetëm unë të njoha.
Tashmë lexon të njëjtat rima,
Dhe fjalët do të ngjajnë përsëri të miat
Do të zënë ngushtë gjestet,
Dhe do të më kujtosh kur të shkelësh gjethet...
Do të kujtohet i marri që të mori me vete në çmendurinë e dashurisë.
Tani nuk ke më netë të vona,
Si atëherë kur të përcillja deri në pragun e shtëpisë.
Nuk do dish më të duash
Siç më deshe mua,
Bohemin e dashurisë.
Unë përsëri të dua, ashtu siç nuk do të dojë njeri,
Si njeri.

DËRGOI: