>
LETERSISHQIP

Me Një Yll

Unë ecja ne rrugen time duke parë dritaret e fjetura nga vitet e shkuara,
Dhe për pak kohë gremisesha në ëndrra!
Unë ecja në rrugën time duke parë pemët që rrinin të ftohta, dhe gjethet që fëshfëriteshin pa pushim.
Unë ecja në rrugën time duke parë yllin që qëndronte në kupë të qiellit,
Dhe për çudi, ishte i njëjti yll që dikur e quaja të dashurisë!

Qielli ishte vizatuar ndryshe atë natë!
Tërë vitet qanin atë natë!
Hëna flinte në fund të botës!
S'kishte ngushëllim për mua!

Do qaj tani,
Hëna fle,
Dritaret flenë,
Rrugët janë bosh,
Asnjë s'më shikon.
Mbi kokë më qëndron një yll.
Qielli le të vizatoj një botë pa kuptim,
Sidoqë të jetë, do qaj tani!

Unë ecja në rrugën time duke parë hijen nga dritat në asfalt,
Dukesha akull i ftohtë.
Dhe brenda përvëlohesha nga ylli mbi kokë.
Unë ecja në rrugen time duke parë muret e ngrata,
Që s'kishnin një copë diell ti ngrohte,
Që veç tavan u rrinte mbi të.
Unë ecja në rrugen time gjithmonë me një yll mbi kokë.

DËRGOI: