>
BIOSHQIP

Mariza Ikonomi Rinis Karrieren Ne France

11-03-2012
Një e përditshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë lajmit të koncertit të këngëtares shqiptare Mariza Ikonomi. "Au Royal Casino avec Mariza Ikonomi"- shkruan titulli i artikullit, i cili flet për këngëtaren shqiptare dhe për këtë mbrëmje koncertore ku Mariza bashkë me një duo kitaristësh do të sillnin një mbrëmje pop soul.

Mariza prej gati një viti është vendosur në Nicë me studime dhe krahas shkollës, ka nisur të këndojë me sukses në disa night club-e në këtë qytet. Mesa duket talenti i saj, është pikasur edhe nga njerëz të artit e gazetarisë, të cilët kanë filluar ta mbështesin. Ky artikull e vërteton më së miri suksesin e këngëtares shqiptare në Francë.
(Bluetooth)

Mariza Ikonomi Rinis Karrieren Ne France