>
BIOSHQIP

Mariza Ikonomi, Moment I Artë Për Karrierën Në Francë

04-08-2012
Duken kohë të arta këto për këngëtaren e mirënjohur me zërin e fuqishëm Mariza Ikonomi. Zhvendosja e saj në Francë i ka sjellë një drejtim të ri karrierës muzikore dhe jo vetëm. Përveç studimeve Master, dhe koncerteve të ndryshëm që ka pasur në disa prej qyteteve kryesore në Francë si: Paris, Nicë dhe Monte Carlo pak javë më parë ajo ka realizuar edhe këngën e saj të parë në frëngjisht që do të jetë për tregun fërngjist folës.

Një hap i madh ky për këngëtaren që prej dy dekadash është një nga yjet e muzikës shqiptare. Por së fundmi kemi mësuar edhe lajme që kanë të bëjnë për imazhin e këngëtares. Ajo është zgjedhur nga kompania "New York Cosmetics" si imazh për linjën në Francë e që së shpejti do të hapet në Shqipëri.

Linja e produkteve kozmetike me qendër në kryeqytetin amerikan e cilëson atë si yllin e pop-it shqiptar, arsye kjo që e kanë zgjedhur si dëshmitare të produkteve tepër cilësore, mjaft të suksesshme në kontinentin e largët dhe që po përhapet edhe në Europë.
( Koha Jone)

Mariza Ikonomi, Moment I Artë Për Karrierën Në Francë