>
BIOSHQIP
Biografia
Marjeta Ҫurumi u lind në fshatin Luzi i Vogël të Kavajës, ku kreu shkollën tetëvjeçare dhe të mesme. Më pas ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Pas përfundimit me sukses të studimeve të larta, filloi punë si mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe në një shkollë nëntëvjeçare në qytetin e Rrogozhinës. Në këtë kohë nxorri krye dhe pasioni i saj për letërsinë dhe shkrimin. Bashkë me rrethin letrar të shkollës, të cilën ajo si mësuese e bibliotekës drejtonte, botoi 2 numra të gazetës së shkollës me titull ”Ndryshe” dhe revistën ”Më lejo të flas!”. Me të njëjtin titull me revistën, ajo gjen dhe frymëzimin për të botuar ibrin e saj të parë në vitin 2011. Në këtë kohë ideon dhe një emision në radion ”Visare”, ku punon për një kohë të shkurtër si moderatore. Në vitin 2015 boton librin e saj të dytë ”Përtej realitetit Gri”, ku ajo afirmohet si poete e mirëfilltë.Në vitin 2016 boton librin “Në rrugën dashurimbuluar”. Aktiviteti i saj letrar, ndërkohë shtrihet edhe në rrjetet sociale, ku ajo ndan mendimet dhe ndjenjat e saj nëpërmjet faqes së saj si shkrimtare.