Tema: Poezi Për Trishtim

Djepi Bosh

Pse moj Hane ti nuk mi zgjove,
Fmite e mi qe i mori gjumi.
Sa shpejt prehnit zot mi more,
Toka eger mi perkundi.

Sot derdh lot guri dhe deti,
Gjithe shqiptarve zemra plasè.
N’pabesi, mallku termeti,
Guret mbi fmi i ka perplase.

Por Shqipnia s’thote mbarova,
Do t’kalojne dhe ky kjahmet.
Ne Shqipni ka ardhe Kosova,
Me ndihmu Nanen e vet.

Do kalojne dhe kto termete
Do vine ndoshta ndoj stuhi.
Por shqiptaret n’pes kontinente,
Me ty jane gjithmone Shqipni

- poezi nga Mark Deda


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  3