>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse muzikore prej të cilave shpesh ka dalë me çmime të para. Muzika është bërë pjesë e jetës së saj në forma të ndryshme. Fillimisht ajo ka studiuar violinë, por më pas kuptoi se gjithçka donte të bënte ishte vetëm të këndonte, arsye pse është angazhuar sa herë ka patur mundësinë. Përpos karrierrës muzikore ajo ëndërron dhe një të ardhme si veterinere që i rrjedh nga dashuria e saj për kafshët.

Eksperiencat e Martina Serreqit në organizimet dhe festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare janë të shumta. Në maj 2019, fituese e çmimit Pavlina Nika në Festivalin Mbarëkombëtar “Jorgjia Truja” në Tiranë. Çmimi i tretë në 2020-ën në International Music Festival. Çmimi i Parë në Konkursin Muzikor Ndërkombëtar në Fasano, Itali. Gjithashtu Martina ka marrë pjesë në Festivalin “Lule Borë” në 2020-ën në Shkodër dhe në “Këngë Moj” në Vizion Plus. Ajo punon në Rtsh Shkodra si zëdhënëse e Edicionit Informativ të Lajmeve si dhe në Radio me emisionin "Kenga Juaj".

Në vitin 2018, Martina Serreqi merr pjesë në Voice Kids Albania.

Në Mars 2021, Martina Serreqi merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Hana", në kategorinë New Artist.

Në Tetor 2021, Martina Serreqi merr pjesë në Luleborë 2021 me këngën "Zen Mend".

Në Nëntor 2022, Martina Serreqi merr pjesë në Luleborë 2022 me këngën "Në Ditë Pa Buzëqeshje".

Në Dhjetor 2023, Martina Serreqi merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Vetëm Ty".