>
BIOSHQIP

Mateus Frroku: Tregu I Muzikës Ndodhet Në Gjendje Lufte

10-02-2013
Mateus Frroku nuk eshte aspak rebel, por kjo nuk i eshte bere barriere qe t’i futet rruges se artit, si nje aventurier i afeksionuar pas thesareve te shpirtit, pas pasioneve qe e yshten ate qe heret, per ta pare veten me kureshtine e botes dhe boten me ambicien per ta zoteruar. Zeri i tij i vecante, ngjyresa delikate dhe depertuese, e kane bere ate te rrembeje shume shpejt, jo vetem ngulmin e art-krijuesve per te bashkepunuar me te, por dhe publikun, i cili nuk resht se duartrokituri ne skena koncertesh, eventesh dhe spektaklesh. Duke besuar te talenti, ai ngulmon pareshtur te punoje dhe duke u perpjekur, kerkon te arrije me te miren nga vetja. Ndonese arenat e perballjes se artisteve sa vijne e behen me te ashpra, ai e gjen veten gjithnje jashte shtjelles perpirese te perplasjeve dhe anatemes. Ndonese ende i ri ne moshe dhe ne karriere, shpreson se do te mund ta shfrytezoje si qendren e botes se tij te krijimit, piketakimin e kengetarit me aktorin. Mateus Frroku ne nje rrefim per “Koha Tjeter”, ka mundur te rroke interesin e lexuesit ne nje bashkebisedim te sinqerte. Artisti sipas tij, duhet te vendose marredhenie tokesore me admiruesit e vet, pasi tejkalimi i ketij caku, i kthen personazhet e njohura publike, ne grotesk. mateusfrroku Si dhe kur fillon dita per nje artist, angazhim i cili zakonisht nis ne oret e fundit te nje dite dhe perfundon ne oret e para te dites vijuese? Se pari me lejo te te falenderoj per kete interviste dhe gjithashtu me lejo te pershendes te gjithe lexuesit e gazetes tuaj. Te kthehemi tek pyetja, angazhimet dhe studimet e mia ne Universitetin e Arteve domosdoshmerish e kane bere zgjimin heret, nje rutine tashme prej 5 vitesh, pra e thene ndryshe, une zgjohem heret per te ndjekur leksionet ne Universitet dhe nje pjese e mire e dites me gjen ne keto ambiente. Ndersa ne fundjave ndodh krejt ndryshe, kjo edhe per shkak te angazhimeve te mia me muziken “live”. Si pasoje e kesaj, me duhet te fle ne oret e para te mengjesit dhe te zgjohem vone, shume vone. -Keni studiuar kitare, jeni ne hapat e para te rruges se aktrimit, ndodhesh ne skalionin e ngadhenjimtareve te sfides se kenges, cfare perben synimin e radhes per ju? Per te qene i sinqerte me ju kete nuk e kam menduar, di te them vetem se mua me pelqen skena dhe me terheq gjithcka qe eshte e lidhur me te. Mundohem qe gjithcka qe marr persiper, ta shijoj ne maksimumin e vet dhe kjo me ploteson. -Sa e veshtire eshte te perballesh me te sotmen, kur numri i atyre qe kane zgjedhur te merren me art, sa vjen e behet i mbipopulluar, apo jeni me proverbin: “Secili ka riskun e vet”? Bukur do te ishte nese ky proverb do te ishte vertet keshtu. Megjithate une nuk e kam pare muziken asnjehere si nje mjet per te pasur te ardhura financiare te mira, per te fituar fame apo edhe me shume se kaq, pushtet. Muziken e bej sepse e ndej…sepse me jep kenaqesi dhe mund te them se nuk mund te jetoj dot pa te. Me vjen keq per shume e shume koleg te mi, qe mendojne ndryshe, sepse e kam te veshtire te kuptoj realitetin. Sot gjithkush nga ne (kengetaret) vrapojne drejt materialeve, qe edhe kur i lancojne vete, pretendojne qe te behen hit…ndersa une them, te bejme me mire muzike… -A do te kishin dicka per te thene ne lidhje me “Kengen Magjike”, duetin me te cilin u perfaqesuat dhe vleresimin qe moret ne kete event? Sigurisht qe po. Festivali “Kenga Magjike” vazhdon edhe sot e kesaj dite te me motivoje per gjithcka…kjo edhe per shkak se sapo hap syte ne mengjes, gjeja e pare qe shoh ne dhomen time eshte pikerisht trofeu i ketij festivali. Aty perjetova emocione dhe adrenaline, ndjesi qe prej kohesh me kishin munguar…kam nje ndjenje peruljeje dhe falenderimi per te gjithe ata qe vleresuan punen tone ne kete festival. -Sa e veshtire eshte per artistin te vazhdoje te ruaje marredhenie reciprociteti me koleget, kur dihet dhe kemi percjelle tensione e kontestime vleresuesish, qe kane rrekur hera-heres te prishin imazhin e nje aktiviteti? Kjo eshte nje ane e erret qe mua vertet me vjen keq qe ekziston, por fatkeqesisht ekziston. Nuk jam ndjeri i detyruar te votoj per shkak te “rrymes”, por kam votuar per ate qe me ka pelqyer duke marre pergjegjesite e mia per gjithcka. Megjithate, i gjithe ky “thashethem” qe permendet edhe ju, marredheniet mes kolegesh apo vleresimet e tyre per njeri-tjetrin, eshte thjesht nje mjet qe 1 apo 2 kengetare, e kane shfrytezuar per shkak te interesave te tyre. Kam bindjen se festivali “Kenga Magjike”, e ka kryer me se miri misionin e tij. -Duke ardhur tek aspekti personal. Do te ishte me interes per lexuesit te dinin dicka me shume rreth lidhjes tuaj 4-vjecare? Per kete mua pak me pelqen te flas, pasi ashtu sic e quani dhe ju, ajo eshte dicka e imja personale…Megjithate, di te them vetem kaq, eshte dicka e bukur qe ndodh ne jeten time. Jam i lumtur dhe kjo me ben qe ta vleresoj kete moment. - Sa e rendesishme eshte per kumtin tuaj artistik, nje dashuri qe noton ne ujera te qeta? Nuk e di. Me jep nje ndjesi jo dhe aq pozitive kjo gje, sigurisht qe dhe ujerat terbohen ndonjehere…dhe deti eshte i bukur kur ka dallge, ndryshe gjithcka do te ishte monotone….. A jeni gjendur ndonjehere perballe pyetjes pse jeni pagezuar me kete emer, nese po si i jeni pergjigjur, ose si do te deshironit te pergjigjeshit? Emir im eshte pashmangshmerisht i lidhur me futbollin Gjerman. Kam lindur ne daten 9 qershor te vitit 1990. Per te gjithe ata qe kane ndjekur futbollin ne ato vite, kujtojne se nje dite me pare, pra ne daten 8 qershor ne mbremje, eshte celur Kampionati boteror dhe takimin e pare e luante Gjermania…Babai im, nje tifoz shpirteror i kesaj skuadre, nje dite me pas (diten e lindjes sime) me vendos mua, pra djalit te tij, emrin Mateus, per nder te lojtarit legjendar Lotar Mateus. Mua me pelqen shume emri im dhe falenderoj babane, (qesh) kjo me ka bere qe te jem tifoz i kesaj skuadre edhe une, aq sa humbjet e kombetares gjermane, shoqerohen njekohesisht me dhimbje koke dhe shkaterrim nervash. -Duke mbetur tek gjeneza. Me baba shkodran e nene korcare dhe jete artistike kryeqytetase, kush nga keta komponente ka qene me ndikues ne ate qe keni mberritur deri tani? Gjithcka ka rendesine dhe luan rolin e vet. Jam i lumtur qe si qyteti i Shkodres ashtu dhe Korca, kane lene gjurme tek une. Kete e ndej cdo dite dhe vertet e kam per krenari. Deshiroj pafund te kem marre sado pak nga kultura e pafund e ketyre dy qyteteve, pasi per mua do te ishte shume… -Nese do te duhet te zgjidhnit mes Shkodres dhe Korces, cilin nga keto dy qytete do te kishit zgjedhur per vazhdimesine e jetes tuaj krijuese artistike? Nuk mund te bej nje ndarje, apo te vecoja njerin. Sa here qe vizitoj njerin nga keto dy qytete, ndej gjithmone dicka ndryshe, qe nuk i krahason fare me njeri-tjetrin. Per mua Shkodra eshte frymezim, eshte liri e shpirtit, eshte qyteti ku mundesh te jesh i lumtur, kjo pasi njerezit aty jane te dashur dhe gjithmone kane humor te bukur. Ndersa Korca, eshte e lidhur me shume me nostalgjine…me kujtimet e bukura ne kete moment. Korca eshte vendi ku une linda…. -Per te cekur dicka profesionale. Eshte bere e modes, te kushtezuar nga rrethanat ekonomike, qe zerat e kenges dhe emrat e muzikes, i gjen te shperndare neper baret dhe klubet e nates. Sa i sherben nje kengetari ky intensitet komunikimi, ruajtjes dhe konsolidimit te vlerave, vokale, interpretative, etj… Kjo eshte Siperia dhe keshtu funksionon tregu muzikor ketu. Megjithate nuk e di nese kjo e demton nje artist nga ana profesionale, vokale apo dhe imazhi. Por di te them, qe nese cdo gje behet me pasion dhe duke harxhuar “baterite e shpirtit”, per mua eshte gjithcka “ok”. -Sa rendesi i keni dedikuar arritjeve te deritashme te te qenit aktor. Ka raste qe aktori ecen ne skene para kengetarit, tek performimet tuaja? Ndoshta. Kjo mbase beri dhe qe te aludohej se une dhe Xhesika Polo, kengetarja me te cilen kenduam duetin ne festivalin “Kenga magjike”, kishim dicka me njeri-tjetrin.(qesh) -Mendoni se ne realitetin e sotem ka hendeqe ne lidhje me menaxhimin e vlerave dhe produktit artistik, apo edhe ju jeni me zgjidhjen individuale, “secili per vete, Zoti per te gjithe”? (Qesh) Me vjen mire qe ne kete interviste, vertet po flasim per probleme te rendesishme. Nuk eshte e bukur te shohesh kengetare dhe nga ata me emer ne Shqiperi, qe gjithcka vazhdojne ta bejne vete. Kjo mendoj se eshte dicka qe ne duhet ta kishim hedhur pas kraheve. Bota sot po ecen fuqishem ne sipermarrje te medha me artiste te ndryshem. Tek kjo rruge duhet t’i kemi syte dhe ne, e te mos merremi me gjera primitive si ne “situate lufte”. -Megjithese ende ne kilometrat e para te “maratones”. A do te deshironit dicka per te ndryshuar ne ate qe keni bere dhe si? Dalja ime e pare ne ekran ka qene ne nje moshe fare te vogel dhe duke i pare sot, nuk mund te them se gjithcka ka qene “ok”, ne ate kohe, kjo per shume e shume arsye…qofte ketu mosha, eksperienca, njohja mbi materialet dhe shume gjera te tjera. Sigurisht qe ka pasur dhe perfaqesime te miat, jo ne nivelin e duhur, por e rendesishme eshte se kete gje e kuptoj dhe kjo besoj vlen shume per te ndryshuar. Do te ishte fatkeqesi e madhe nese nje gje te tille nuk do e kisha kuptuar, pasi kjo, do te me bente te isha perseri gabim dhe mos korrigjohesha.
(Yllka Selita Gazeta Koha Jone)

Mateus Frroku: Tregu I Muzikës Ndodhet Në Gjendje Lufte