>
BIOSHQIP

Një Gabim Trashanik Në Videoklipin E Ri Të Mc Kreshës

02-11-2014
MC Kresha, Lyrical Soon & Keepman duket se po shijojnë së fundmi suksesin e videoklipit të tyre më të ri "Beat Murder", pasi vetëm brenda 24 orëve kënga ka arritur të rrëmbejë plot 70 000 klikime në youtube.

Kënga është e punuar mirë, por ajo çfarë na tërheqë më së shumti vëmendjen është një nga skenat e klipit e cila nuk është realizuar ashtu siç duhet. Në minutën 1:45 ku reperi Keepman këndon pjesën e tij, në prapa skenë shihet një i moshura teksa hipën shkallët dhe rrëzohet.



Sigurisht që ky gabim teknik nuk është vërejtur nga regjia, ndaj dhe ka mbetur ashtu. PinkMoon Creative nuk njihet si një ndër produksionet e cila realizon videoklipet më të mira, por gjithsesi ata kanë pasur disa bashkpunime me këngëtarë mjaft të njohur, ku edhe videoklipet e tyre nuk kanë mbetur keq!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Një Gabim Trashanik Në Videoklipin E Ri Të Mc Kreshës