>
BIOSHQIP

2 Fjalë Nga Mc Qoppa Për Klipin E Ri “N'siklet“

10-02-2014
Reperi prizrenas Mc Qoppa ka publikuar klipin e këngës "N'Siklet" të realizuar nga “Focus Production” para 5 vitesh. I pyetur nga teksteshqip.com për rubrikën "VideoFokus", Mc Qoppa tha se ideja lindi nga kurioziteti i tij për të parë se çfarë do të ndodhë nëse kënga publikohet me video pas pesë vitesh.



"Kjo është këngë e jetës sime edhe kam qënë 100% i sinqertë me veten dhe me audiencën dhe shumë i drejtpërdrejtë. Janë disa fjalë që une s'do kisha qejf që sot të dëgjohen sepse dihet që e vërteta dhemb. Në këngën "N'Siklet" është vetë Qoppa... domethënë nëse dikush do të di më shumë për Qoppën, gjen përgjigje në këtë këngë."



Reperi shpjegon se arsyeja pse klipi nuk ka kualitet HD është se në vitin 2009 nuk kishin filluar akoma realizimet në kualitet HD. Ai shton se "N'Siklet" është dëgjuar relativisht njësoj gjatë 5 viteve dhe nuk është si shumë hite javore që harrohen menjëherë.



"Nuk kam pretendime se kënga do shndërrohet në mega hit, por thjesht erdhi koha për tu prezantuar me diçka më ndryshe. Kam besuar që kjo këngë si audio nuk do ndalet duke u dëgjuar dhe meqë është këngë e jetës sime, kam zgjedhur të dal në këtë formë."
(Teksteshqip.com)

2 Fjalë Nga Mc Qoppa Për Klipin E Ri “N'siklet“