TEKSTESHQIP

Mc Qoppa
N'atdhe
Lyrics
(Feat. Ibish Shala)

Refreni 2x:
Kur nata është e errt, dritë askund nuk ka, ora nalet n’vend dita s’po vjen o vlla...
Jom mbet n’katër mure familja s’kan ardhë me m’pa, me foto t’djalit n’dorë sa shumë m’paska ngja.

Reptura:
Sa shum pom ngjajka djali Pej mallit dridhet mali
I mshelt n'4 mure shqipni prap po ta fali
S'po tham qe nuk e dita e dita po kto se prita
U nisa n'kumanov e fala gjakun jo s’e shita

Se nuk e kem pas tradit Shqiptarin na me shit
Po fjalt qe pi nij mrena veprat posht naj kan qit
Na than qe kem marr pare seriozisht a s’po ju vjen marre
Shkoni te kodra n'prishtin deshmorve kerkonju falje

Shpirti s'ngopët me pare as shqipnia nuk shitët
U denova perjet po perjetsisht ma gerditët
Shka po ndodh me ju shqiptar e harrut shqipnin e etnike
Nëse veprat nuk i ki pse t'duhën kangt patriotike a?!

Refreni 2x:
Kur nata është e errt, dritë askund nuk ka, ora nalet n’vend dita s’po vjen o vlla...
Jom mbet n’katër mure familja s’kan ardhë me m’pa, me foto t’djalit n’dorë sa shumë m’paska ngja.

Reptura:
Na u qum edhe himnin e knum kur na dënun
Lirin kur na cënun ksaj here qaq e pat kjo pun
Jasht ni heshtje e zymt qe len vend per tri pika
Ku meten kta t'bashkimit kombtar ka politika

Ata që na dhan zemër na qitëm n armikun n'prit
patriota me shqiponja n'facebook na than jem shit
Jasht propagand e keqe na mrenda ëndrrojm lirin
ëndrrojm tiranen edhe shkupin t'bashkune me prishtin

E tash kurr nata është e errt e drita askund nuk ka
Pe shoh djalin ën foto sa shum ëm paska ngja
Po du mi dhan mesazh e mi thonë bonu burr
Flamurin e Skenderbeut t'lutna mos e harro kurr..

Refreni 2x:
Kur nata është e errt, dritë askund nuk ka, ora nalet n’vend dita s’po vjen o vlla...
Jom mbet n’katër mure familja s’kan ardhë me m’pa, me foto t’djalit n’dorë sa shumë m’paska ngja.

DËRGOI: