>
BIOSHQIP

Menaxheri I Medës: “Asnjë Incident Nuk Ka Pasur”

27-03-2014
Disa portale kishin shkruar një lajm jo të vërtetë në lidhje me këngëtarin e njohur Meda, sikur gjatë një ndjeshje në Mitrovicë artisti është rrahur. Por për këtë incident që nuk ka ndodhur por është vetëm një gënjeshtër ne morën një reagim nga menaxheri për në Diasporë i këngëtarit, nga Ilir Balija (IB Events) , ku na tha se nuk ka pasur asnjë incident ndaj këngëtarit, por kanë qenë vetëm spekullime. Madje sic shihet edhe në foto artisti ka qenë me menaxhërin e tij gjatë ditës së enjte në një nga lokalet e njohura në mes të Prishtinës, më në formë se kurrë. Meda vazhdon të jetë artisti më i kërkuar kudo ku ka shqiptarë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Menaxheri I Medës: “Asnjë Incident Nuk Ka Pasur”