>
BIOSHQIP

Meda: “Gati Albumi Dhe Videoklipi I Ri”

18-06-2014
​Këngëtari i cili tash e sa vjet radhitet tek emrat më të kërkuar në mbrëmjet dhe ahengjet e ndryshme familjare, po sjellë albumin e tij të ri.

Bëhet fjalë për këngëtarin Meda i cili ka treguar që shumë shpejt do ta lansojë në treg albumin e tij të ri.

“Si zakonisht para sezonit veror gjithmonë e lansoj albumin në treg, për momentin jam dukë u përgatitur për album. Besoj që deri në fund të qershorit do të dalë në treg”, tregon Meda, i cili shton se albumi i tij do t’i ketë tetë këngë. “Albumi im do t’i ketë tetë këngë, për shkak se unë nuk bëj album me më shumë se tetë këngë”, sqaron këngëtari.

E ky projekt nuk është i vetmi që po punon Meda, ai po ashtu ka treguar se është në përgatitje të një këngë të re të tijën e cila është pjese e albumit, dhe të cilës do t’ia punoj klipin, këngëtari thekson se kjo këngë do të jetë më ndryshe nga këngët që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga ai.
(Express)

Meda: “Gati Albumi Dhe Videoklipi I Ri”