TEKSTESHQIP

Megan Bardho
Flas Me Hënën
Lyrics

1-
Çdo natë unë bisedoj me hënën
dhe i tregoj për babin
që punon atje larg.

E pyes shpesh, vallë e ka parë,
se më mungon
dhe ndjej për të kaq mall!

Refreni:
I them hënës, në errësirë
ta ndriçojë udhën e tij
dhe kur qielli ka plot re
e stuhi.

2-
Kur ndodh
që e shikon të lodhur
në atë tokë të huaj
t’i thotë se shumë e dua.

Kur babi im
bie në gjumë,
le t’i urojë
veç “natën e mirë” nga unë.

Në Festivalin e Fëmijëve në Durrës: “Tingujt e Adriatikut” 2018.
Teksti u shpall si teksti më i mirë i Festivalit.