TEKSTESHQIP

Mehdi Berisha
Vajze Nga Dugagjini
Lyrics

Kur më ec moj me plot naze
E ma çon njanën vetull
posi vala e Drinit t’Bardhë
Sikur ty moj s’kam parë tjetër

Për ma të bukur se çikë peje
Thonë, në botë ma nuk ka
Mos ke pi ujë tek Burimi
A n’Prizren nën Kala

Ref.
Gjum ne sy ma unë nuk gjeta
Prej që t’pashë moj anës Drinit
Syri yt më thirri n’zemër
Jam e Rrafshit t’Dukagjinit


Mos je rrit n’Bjeshkë t’Rugovës
Që më flet me za të bukur
A në fushat e Therandës
Po më ik moj posi një flutur

Herë më flet herë më shikon
Bukurinë moj ku e more
Moj e rrituna n’kullë prej guri
Mos je vajzë moj prej Gjakove

Ref.
Gjum ne sy ma unë nuk gjeta
Prej që t’pashë moj anës Drinit
Syri yt më thirri n’zemër
Jam e Rrafshit t’Dukagjinit


Mos po vjen prej Podit t’Gurit (Podgurit)
a e mira e Hasit t’Thatë
Shtati yt si lis me rrema
Nuk m’le vend ditë as natë (nuk më len vend ditë as natë)

Kush ta fali atë buzëqeshje
Mençurinë kush ta ka dhanë
A (e) ke pi krejt ujtë e Drinit
Mos je rritë moj në Decan

Ref.
Gjum ne sy ma unë nuk gjeta
Prej që t’pashë moj anës Drinit
Syri yt më thirri n’zemër
Jam e Rrafshit t’Dukagjinit

DËRGOI: