A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pritje

tek shtegu i rrugës së Arbrit
atje
të guri i betimit
ku flamuri i lirisë është larë me gjak
ku dikur është bërë fuqishëm
betimi i burrave
atdheut
mos me i hy në hak

koha
zbehu fuqinë e fjalës
pritja
kohën ka ngrënë me dhëmbë
nëpër kohë
ndarë e shkapërderdhë
shokë
shumë
me shpirt sfilitur
kush këmbëzbathur
kush këmbësor
kush kalorës
kush dërmuar e lodhë
kush i trashë
kush armatosur e mendjehollë
kush me taborre të shpartalluara
kush me pushkë lirie në dorë
në pritje
të kushtrimit
drejt rrugëve të bashkimit
te guri i betimit
si dikur
betuar në atdhe e flamur

nga shpirti ynë i madh
kemi dhënë ditët e motit
ikën ato
nuk kthehen më
me besim të madh
para atdheut e zotit
bijtë tanë
mbrapa nuk e kthejnë
fjalën e dhënë
dalzotësit e kësaj toke
janë ende gjallë

nuk duam të besojmë
se
do të shterojë liqeni
se moti shi nuk do të sjellë
se bora nuk do të bie në stinën e vet
se breshëri nuk do të vret
se rrufeja aty ku duhet
nuk do të godet
dikush hëngri fjalën e dhënë
dikujt fjala në fyt i mbet
dikë do ta vras guri i betimit
dikë mllefi i zhgënjimit

e saktë
nuk po gjejmë një pikë ujë
për të larë faqezinjtë
pusi i qytetit shteroi
radhë e larjes u bë e madhe
Kosova gjak ka
për të gjithë
uji nuk ka
janë aq shumë që duhen la

Mehmet BISLIMI
shtator, 2016

- poezi nga Mehmet Bislimi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019