>
LETERSISHQIP

Pas Ikjes Tënde

Kur dhimbjes dot s'ia gjen arsyen
Dhe shpirti dhemb pa asnje shkak,
Nga syri lotet bien, thyhen,
E gushes marrin rrugen vrap.

Nje peng, kujtim, nje zbrazetire
Te ngec ne fyt si gunge litari;
Dhe do te dish:" a eshte mire,
A eshte ngritur qe nga varri!?"

Por fletet thyhen neper peme...
Dhe vjeshta si kujtim i hidhur,
Te vjen ne dere per te te thene:
"Ajo nuk vjen, ajo ka ikur!..."

Dhe parqet heshtur rrijne vetem,
Se nuk kollitet me askush...
Harresa sot e mbushen jeten
Dhe zbrazetiren po e mbush.

Me dhemb imazhi yt ne koke
Dhe shpirti shkrihet mbushur vaj:
"Sot gjethet vyshken permbi toke,
Por ti ke mbetur poshte saj!..."

Ndaj dhimbjes dot s'ia gjej arsyen,
Se zbrazetia zuri vend,
Se lotet, gjethet bien-thyhen
Me copeza te imazhit tend.