Melisa Lleshi
Melisa Lleshi
Melisa Lleshi
  • Jeton në
  • Itali
  • Mosha:
  • 26 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 6 Dhjetor 1997
  • Horoskopi:
  • ♐ Shigjetari
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: pop
Melisa Lleshi është këngëtare e njohur. Ajo është vajza e cila iu bashkua spektaklit “Përputhen” ne vitin 2020. Melisa zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë. Ajo nuk është një personazh i panjohur. Bukuroshja dikur ka qenë për pak kohë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”. 22-vjeçarja bukuroshe ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”. Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani edhe këngëtare.

Më datë 19 Shkurt 2021, Melisa publikon videoklipin "U Kry". Muzika e këngës u punua nga Bini Nebihu, ndërsa teksti u shkrua nga Bini Nebihu & Imperialb. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Bini Nebihu.

Më datë 29 Prill 2021, Melisa publikon videoklipin "Leje". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 21 Korrik 2021, Melisa publikon videoklipin "Inati". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Irkenc Hyka & Lorenc Hasrama.

Më datë 3 Shtator 2021, Melisa publikon videoklipin "Atij". Muzika e këngës u punua nga Natti & Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Marigona Bici & Melisa Lleshi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Natti.

Më datë 2 Janar 2022, Melisa publikon videoklipin "S’ma Ndjen". Teksti i këngës u shkrua nga Melisa Lleshi & Stine, ndërsa orkestrimi u punua nga Stine. Produksioni audio u realizua nga Stine.

Më datë 7 Korrik 2022, Melisa publikon videoklipin "Adios". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Melisa Lleshi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 30 Korrik 2022, Bala & Melisa publikojnë videoklipin "Kadal". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Bala, Melisa Lleshi, Alandy & Edlir Begolli kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Bala & Melisa Lleshi. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alandy.

Më datë 3 Shkurt 2023, Melisa publikon videoklipin "Mama". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Alandy & Melisa Lleshi, teksa teksti u shkrua nga vetë Melisa Lleshi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 15 Mars 2023, Melisa & Korbe publikojnë videoklipin "Bye". Kënga u orkestrua nga Alandy. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alandy.

Më datë 10 Qershor 2023, One T publikon videoklipin "Gina Montana", në bashkëpunim me Melisën. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim One T & Melisa Lleshi.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë: rejshajredini rejshajredini  



Komente 58