>
BIOSHQIP
Biografia
Gazetari Mendar Simitçiu është i njohur në Prizren me udhëheqjen e emisionit të mëngjesit në Televizionin Opinion. Përveç gazetarisë, ai nga viti 2004, është pjesë edhe e botës së muzikës. Në qershor këtij viti, Simitçiu ka realizuar këngën e tij të parë me titull: ‘Çdo gjë mbaroi”, këngë kjo me muzikë të kompozitorit tashmë të ndjerë Alajdin Gjini, dhe me tekst të Mark Gojanit, duke u bërë pjesë e plejadës së këngëtarëve prizrenas.

Duke qenë i përkushtuar që audiencës t’i ofroihë vetëm vlera, Simitçiu Mendari, në vitin 2007 përgatit një këngë për festivalin “Zambaku i Prizrenit”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Me anë të votave të publikut arrita fitoi çmimin kryesor të festivalit “ Mikrofoni i Artë”.
Çmimi i publikut në’ Zambakun e Prizrenit’ i jep motiv shtesë që të jetë më i përkushtuar në botën emuzikës Pas suksesit në “Zambakun e Prizrenit”, ai vazhdon të marrë pjesë edhe në festivale të tjera. Vitin e kaluar mori pjesë në festivalin “Top Fest” me baladën “Dashurisë së vjetër”, këngë kjo që u pëlqye nga publiku. Ai i këndon të gjitha zhanret.“Por ajo që më flen më shumë në shpirt është muzika popullore”, tregon Simitçiu për “PrizrenPress”.

Simitçiu është i angazhuar edhe nëpër mbrëmje muzikore në gjithë Kosovën, e sidomos gjatë verës nëpër ahengje familjare. Në suksesin e tij drejt muzikës ai thotë se i ka ndihmuar profesioni i gazetarit dhe moderimi pasi njerëzit e shohin çdo mëngjes dhe janë kurreshtarë për t`a dëgjuar edhe në këndim.

“Mendoj që kontakti im i përditshëm me shikuesit permes programeve televizive i ka bërë njerëzit të krijojnë një simpati shtesë edhe ndaj muzikës që performoj unë, për çka i jam shumë mirënjohës të gjjithë njerëzve kudo që më shohin çdo mëngjes. Komunikimi me publikun qoftë përmes programeve qoftë permes këngës janë elemente të cilat më përmbushin dhe pa të cilat e kam shumë vështirë të krijojë prandaj edhe i falenderojë të gjithë njerëzit që më përkrahin edhe si prezantues por edhe si kënëtar”.
Prijektin e tij më të ri Mendari e ka realizuar në bashkëpunim me mikun e tij Elvis Qollapeku – MC Qopa, projelt të cilin e vlerëson si njërin ndër më të sukseshmit.

“MC Qopa me kënaqësi ka pranuar ftesën time për ta bërë një bashkëpunim me mua. Kënga të cilën e kemi realizuar është një këngë e vjetër të cilën e kemi përpunuar në stilin oriental dhe që në ditët e para të daljes së saj në “youtube”, po tregon një shikueshmëri të kënaqshme” thotë Mendari.

Kënga titullohet “VIP Xhemile”, dhe është e punuar nga kompozitori Arben Bytyqi, ndërkohë për tekstin është përkujdesur MC Qoppa. Kënga “Vip Xhemile”, tashmë ka dalur edhe në treg dhe për promovimin e saj po kujdeset produksioni muzikorë “Eurolindi”.
“Besoj që nëse vazhdon të pëlqehet në këtë mënyrë së shpejti do t`ja bashkangjesim edhe videoklipin dhe në këtë mënyrë do të jemi edhe nëpër televizionet shqiptare” thotë ai.

“Sa i përket muzikës do të vazhdoj të punoj edhe më intensivisht. “Po ashtu do të vazhdoj të punoj në Televizionin ‘Opinion’ në programin e mëngjesit”.

Në Gusht 2008, Mendar Simitçiu merr pjesë në Zambaku i Prizrenit 2008 me këngën "Kudo Që Të Jesh".

Në Maj 2013, Mendari merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Dashurise Se Vjeter".

Në Janar 2015, Mendari merr pjesë në Prizreni Music Fest 2015 me këngën "Asaj".

Më datë 18 Qershor 2015, Mendar Simitçiu publikon videoklipin "Xhan Xhan".

Më datë 27 Janar 2016, Mendari publikon videoklipin "Vajton Zemra Ime".

Më datë 2 Korrik 2016, Mendari & Dardan Aliu publikojnë videoklipin "Një Flamur".