Mentor Thaqi Poezi
Mentor Thaqi

Ah Hyqymet, Bre

Hyqymet bre, je mjaltë në çyp,
i mbledhë daijtë bash si mizat,
përrreth teje janë të tânë myhyb,
tri herë n´ditë i n´rrojnë “Devizat”!

E kur âshtë fjala për një “Shkâm”,
me tri kâmbë apo me katër,
nuk del njâ bre që ia bân BAM,
e ruajn inatin bash sall për hatër!

Shtyhen bërrylash deri n´atë masë,
dej sa t´i k´naqin egot e t´tân´ve,
ne jasht “loje” duam me plasë,
drejt n´idhnim me turr t´hajvanëve!

Po pse kështu, njâ nuk e thotë,
ta merr mendja se digjen për Shtet,
po pasha nderin, si dje dhe sot,
të njëjtat hile për një copë pushtet!

Ev bre ev, dhashtë dreqi e ngopen,
se pasha nderin që rrallë po shihet,
stërbrezav t´ardhshëm ua bëjnë gropen,
n´kojtje hilesh, tradhëtia fshihet!

- Poezi nga Mentor Thaqi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0