Mentor Thaqi Poezi
Mentor Thaqi

Unë Me Mua Mbi Kurriz

Ah! 55 frymime n´Mot t´rânë,
nuk janë sall gjallnim …

… kthej me krye teposhtë po munde

Stinët e përzieme e t´sh´përzieme
shpesh ditën t´tallen …
misione t´pakryeme n´kohë
e t´fillueme n´t´pa “vakt”

T´dërrmuemit kush i del krah
kur memzi n´kâmë rrin,
e t´huejat as i merr, as ia jepin

… gjâ me rr´fatë … ncëk

Ecja duhej e duhej … që t´mos nxinesh´,
tevona mund t´ishte tevona

Kur s´pat kush t´m´flet, i fola veti n´heshtje
– ec, ec mos u n´al …
babëgjyshi t´ka thânë:

Ev që kurrë s´u m´usha mèn´,
t´a dua pak hilen, hë celina e marrtë
po … a gjallnohet bre pa të

Babë, falëmeshnèt atje ku je,
k´tu gjâ për t´mirë nuk nryshoi,
po e dimë se kah erdh ecja,
por … jo edhe kah shkoi

- Poezi nga Mentor Thaqi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0