Mentor Thaqi Poezi
Mentor Thaqi

Tema: Poezi Për Shqipërinë


Oj Shqypni, Bre

Ka do vjet o Truall Arbnor,
që rrëshqet kah ikja e tretja,
nuk po të vjen era Nëntor,
mos ke marrë mësyshë nga vetja!?

Në k´të anë këndej Shkëlzenit,
po thonë është ditë e Shtetit mik,
pamja e zymtë s´mi hiqet Vènit,
iu bëmë Trungut bre, manafik!

Dil e shih brigjeve t´Vardarit,
s´don me mbetë kund gjurmë Etnie,
tash dhe emni i shqyptarit,
don me u zh´bë dhe prej kjenësie!

Po more rrugë bregut t´Moravës,
i thua vetit mos je n´Tokë t´Shamit,
sa mund pret furia e koshavës,
e ne i rrijmë besnik “imanit”!

Ngjitesh naltë Luginës së Ibrit,
dhe rrëshqet teposhtë Moraçe,
zhag deri n´breg t´Adriatikut,
asgjë shqipe, as lot për faqe!

Kah Çamëria bregut t´Jonit,
nuk po i vjen fare era Nëntor,
as t´Boçarit as t´Kollokotronit,
nuk i rrokë dot veshi Arbëror!

E ti moj e ngratë, midis Tirane,
lëshon aromë të Orientit,
ah, vrafsh veten me doren tâne,
fort tëhuajsisht po i bjen dyzenit!

- Poezi nga Mentor Thaqi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0