Më mbaj mend (për 1 muaj)


Mergim Mjeku Pas Hitit “Pikë Në Zemër”, Duet Me Shpat Kasapin


Nuk ka akoma asnjë votë

[24-09-2014]
Ka vetëm pak kohë që ka sjellë një këngë të bukur me një videoklip shumë interesant me titull ‘Pikë në zemër’. E kemi fjalën për artistin simpatik dhe me një zë shumë të vecantë Mergim Mjeku, i cili ka lindur në Gjermani dhe jeton në Hanover por me origjinë është nga Kosova. Artisti i ri është shumë i kënaqur sesi publiku dhe adhuruesit e tij e kanë pritur shumë mirë këngën ‘Pikë në zemër’, ndërsa ai këndon që në moshën 5 vjecare, duke nisur me këngë folklorike me cifteli e më pas mori pjesë nëpër festivale të ndryshme në tërë Diasporën, ku ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore Artistike ‘Abetarja’. Por kur ne e pyesim këngëtarin se cfarë mendon familja për muzikën që ai bën dhe a këndon edhe në gjuhë të huaja, ai ka këtë përgjigje : ‘Në gjuhë të huaja po këndoj, ndonjëherë vetëm për qef, por muzikën tonë shqipe e kam në shpirt. Unë e falenderoj shumë familjen time, babain dhe mamin, të cilët gjithmonë kanë qenë pranë meje dhe më kanë përkrahur jashtëzakonisht dhe vazhdojnë të më përkrahin’. Mergimi me ëmbëlsi na tregon se muzikën shqipe e dëgjon shumë , pasi sic thotë ai jeton me muzikën e ndërsa nuk vecon ndonjë këngë si më të mirën shqiptare, pasi ka shumë këngë që i pëlqejnë. Po a ka menduar djaloshi të ketë një duet me ndonjë femër këngëtare apo me ndonjë artist të njohur, ai na rrëfen kështu : ‘ Me ndonjë këngëtare shqiptare nuk e kam menduar, mirëpo kënga ime e ardhshme e cila së shpejti do të del në treg, do të jetë me mikun tim Shpat Kasapin’. Ndërsa falë muzikës dhe mbrëmjeve ku ai është i ftuar e lidhin shumë me artistë të ndryshëm, por sërisht këtu do ta veconte si mik të mirë e shumë të respektuar këngëtarin Shpat Kasapi. Artisti ka menduar të kthehet në Kosovë, ndoshta edhe për jetuar, por janë angazhimet puna dhe shkolla që e bëjnë të pamundurën që të kthehet përgjithmonë, por origjinën e tij e viziton disa herë në vit, pasi me Kosovën ai thotë se e lidh fjala atdhe, këngët, klipet si dhe ahengjet e shumta. Shumë shpejt Mërgimin do të shohim edhe në një event shumë të rëndësishëm muzikor se për ku bëhet fjalë duhet të presim edhe disa ditë për ta zbuluar.
 (Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet