Më mbaj mend (për 1 muaj)


Mergim Mjeku Në “Zhurma Show” Rrëmben Cmim


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[09-10-2014]
‘Best New Artist’- ky ka qenë cmimi i cili me meritë i ka takuar këngëtarit simpatik Mergim Mjeku gjatë eventin ‘Zhurma Show Awards 2014’, i cili u mbajt pak ditë më parë në Gjilan. Këngëtari ka qenë i nominuar mes shumë artistëve për klipin e këngës së tij ‘Pikë me zemër’, një këngë e cila erdhi gjatë muajit qershor dhe u dëgjua shumë dhe ku në fund u shpërblye me cmim nga ky event. Mërgimi është shoqëruar edhe në tapetin e kuq me të afërmit e tij dhe pranë babain e tij i cili e mbështet shumë atë, dhe ka qenë shumë i lumtur pas marrjes së cmimit, pasi për të ky ishte eventi i parë që merrte pjesë. Menjëhere me cmim në dorë Mergimi është kthyer të nesërmen në Gjermani ku jeton, pasi ka pasur shumë angazhime në koncerte dhe dasma që është i ftuar, ndërsa ka në plan këngë të reja të cilat do të vijnë edhe gjatë këtij fundviti. Por e vecanta e djaloshit artist është se megjithëse është lindur dhe rritur në Gjermani në një vend ku kultura dhe gjuha është ndryshe nga ajo shqipe, ai nëpërmjet artit dhe këngës i ka ruajtur bukur vlerat kombëtare, gjuhën e pastër, kulturën e atdheut, dhe si rezultat i kësaj është edhe mbështetja e prindërve, pasi babai i Mergimit është marrë me aktivitet kulturore-artistike e kombëtare që kur këngëtari ishte i vogël 5 vjec, duke marrë pjesë në shumë festivale e koncerte dhe organizime familjare.
 (Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet