>
BIOSHQIP

Merita Bunjaku: “E Ruaj Me Fanatizëm Muzikën E Mirëfilltë Shqipe”

02-04-2014
Ajo karakterizohet me humanitetin e saj, sinqeritetin, dashurinë dhe respektin e madh që shpreh për të tjerët. Muzika popullore është zhanri që ajo këndon, ku me këngët e saj është gjithmonë afër publikut. Se çka na tregon ajo, ju ftojmë që ta lexoni intervistën për të kuptuar më shumë... Si ishte viti i kaluar për ju? “Merita Bunjaku”: Mund të them se viti i kaluar ishte mjaft i suksesshëm për mua. Se paku janë plotësuar pritjet e mia. Çfarë po punoni aktualisht? “Merita Bunjaku”: Aktualisht jam në përgatitje të një kënge të re, të cilën jam duke e realizuar në një studio në Tiranë. Sa jeni e angazhuar në mbrëmje apo dasma të ndryshme? “Merita Bunjaku”: Zakonisht në dasma jam më aktive, por edhe me mbrëmje angazhimet e mia nuk janë të pakta. Kur e kam parasysh se jam nënë dhe bashkëshorte dhe kam angazhime të tjera familjare, jam e kënaqur me arritjet e mia. Tash jemi në pranverë, çfarë planesh keni për të ardhmen e afërt? “Merita Bunjaku”: Plane kam shumë, por sa do të arrije të realizojë varet nga ajo se sa do të më premtojë koha që të mund të punojë në këtë drejtim. Jam në kërkim të disa këngëve që do të plotësonin një album muzikor për adhuruesit e këngës popullore. Me çfarë rrymash po e pasuroni repertorin tuaj? “Merita Bunjaku”: Zakonisht e kultivoj muzikën popullore, herë-herë duke e pasuruar me elemente të modernes. Sa jeni fanatike ndaj zhanrit që ju e kultivoni? “Merita Bunjaku”: E ruaj me fanatizëm të madh muzikën e mirëfillte shqipe dhe punojë gjithmonë në këtë drejtim. Të rrallë janë këngëtaret që kanë mundur të bëjnë ballë rrymave të huaja që kanë depërtuar te ne. Unë mendojë se i takojë ati numri të vogël këngëtaresh që i rezistuam kësaj dukurie. Artistët zakonisht kanë një kulm të vetëm të karrierës, kur mendoni se për juve është momenti? “Merita Bunjaku”: Nuk synojë të arrij kulm. Mendoj se çdo sukses është kulm në vete. Synimet e mia nuk janë për të vënë vetën në garë me të tjerët. Çdo këngë ka adhuruesit e vet. A keni në plan ndonjë duet? “Merita Bunjaku”: Njëherë për njëherë jo, e për më vonë të shohim. Ka qenë një periudhë ku çdo i dyti këngëtarë ka anuar nga duetet. Mua personalisht nuk me bëjnë ndonjë përshtypje, por asnjëherë nuk them se në një të ardhme nuk do të realizoje ndonjë duet me ndonjë kolegë, por varet edhe nga kënga gjithsesi. Po ndonjë videoklip, a mund ta presim nga ju? “Merita Bunjaku”: Po gjithsesi. Këngën që jam duke e punuar do t`i bëj edhe videoklipin. Sa mendoni që videoklipi i ndihmon një kënge që ajo të jetë më e suksesshme? “Merita Bunjaku”: Mendoj se në ditët e sotme kënga pa videoklip nuk e ka peshën e vet. Jetojmë në një kohë kur kënga më shumë shikohet sesa dëgjohet, pa dashur të përgjithësojë artdashësit e këngës së mirëfilltë që i duan dhe i njohin vlerat. Sa e afërt jeni me artistet e tjerë shqiptarë? “Merita Bunjaku”: Raportet e mia me të gjithë janë të mira. E çmoj dhe e vlerësojë punën e çdonjërit prej tyre. Takimet me kolegë janë gjithmonë të mirëseardhura. “Bota sot”: Si është të jetosh me një familje artistësh? “Merita Bunjaku”: Të jetosh në një familje artistesh është vet mrekullia e Zotit. Kush mund të kuptohet më mirë se sa artistët mes vete, e sidomos kur bëhet fjalë për një rreth të ngushte familjare. Sipas jush cila është këngëtarja më e madhe shqiptare deri më tani? “Merita Bunjaku”: Populli im ka nxjerr shume këngëtare të mëdhenj dhe secili me punën e vet ka kontribuar në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave të këngës shqipe, brenda e jashtë kufijve të trojeve tona duke na përfaqësuar denjësisht edhe në skenat botërore. Por për mua këngëtarja më e madhe mbetet Nexhmije Pagarusha. Si e përshkruani vetveten? “Merita Bunjaku”: Derisa e kemi më të lehtë të flasim për të tjerët, kur vjen momenti të përshkruash veten tënde është pak më e vështirë, sepse tendencat janë që të gjitha atributet të ja veshim vetes tonë. Por modesti mund të them se humaniteti, sinqeriteti dhe dashuria e respekti për familjen dhe të gjithë miqtë e shoqërinë time, janë ato që më karakterizojnë mua. Çfarë surprizash keni rezervuar për fansat tuaj gjatë verës? “Merita Bunjaku”: Shpresojë se kënga ime e re dhe videoklipi që do t`ia realizoj do të jenë një dhuratë e bukur për fansat e mi. E them ketë, sepse kënga që jam duke e punuar është këngë ritmike dhe i përshtatet dinamikes verore. Cili është reagimi i parë, kur lexoni një thashetheme për veten? “Merita Bunjaku”: Të them të drejtën as që më bëjnë përshtypje. Sot shumë njerëz për të qenë më trendi dhe në mendjen e popullit i thurin thashetheme vetes së tyre, kështu që për mendimin tim edhe kësaj dukurie siç thotë populli i ka dal boja. Çka do të shtoni në fund, për adhuruesit tuaj? “Merita Bunjaku”: Është kënaqësi e madhe, një ndjenjë e papërshkruar të kesh njerëz që të duan dhe që çmojnë punën tënde dhe vlerat tua vokale. Adhuruesit e mi janë ata që më japin kurajo të shkojë përpara. Çfarë tjetër të them për ta veçse t`i falënderojë për përkrahjen, inkurajimin dhe mbështetjen që me japin për të vazhduar edhe më tutje në projektet e mia të reja.
(Bota Sot)

Merita Bunjaku: “E Ruaj Me Fanatizëm Muzikën E Mirëfilltë Shqipe”