>
LETERSISHQIP

Me Mire Dy Sesa Një.

Komedi kjo dashuri
që një titull s'ju gjet,
komedi mbete e ti
mes dilemave si nje Hamlet.

Të luash a të mos luash?
Kjo çështje s'tu shua,
si bora mbi borë zuri vend ,
përfitimi mori rrugen si përrua.

Për vete të beka kjo loje!
Egoizmi sfondin zë,
le mos rrahë zemra, veç kjo gojë,
të shtirur të jemi s'prish punë më.

Vorbull thithëse,ironi,
se jemi të rritur të harrojmë,
në djall të shkojë magjia dashuri,
aktorë komedie të behemi të dy.