>
BIOSHQIP

Migjen Caka, Versioni Shqip I “Gangnam Style”

19-01-2013
Kënga më e klikuar në histori të YouTube, “Gangnam Style” e interpretuar nga këngëtari jugkorean, Psy, tani vjen edhe në versionin shqiptar të “Jasha Jom Bo Bab”.
Videon dhe këngën parodike e ka realizuar një prej pjestarëve të produksionit Entermedia, Migjen Caka, i cili thotë se videon ja kushton një prej miqve të tij.

“Kjo video është realizuar për një shok, i cili është bëra baba, njëkohësisht shkon për të gjithë ata që janë bërë baba dhe do të bëhen të tillë”, ka shkruar Migjeni në përshkrimin e videos në YouTube.

Do të mbetet të shihet nëse video e Migjenit do të ‘ndezë’ po aq sa e jugkoreanit, Psy, i cili po synon dy miliardë klikimet gjatë këtij viti.
(Telegrafi)

Migjen Caka, Versioni Shqip I “Gangnam Style”