Tema: Poezi Për Trishtim

Vuejtja

Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt po më madhohen,
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mëngjeset e mia
nukjanë ma mëngjese hovi e pune,
as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë
e një jete që s'durohet.
Dalngadalë po shof
si jeta një nga një
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi,
përpara
nuk e dishe, ojetë,
se kaq i tmerrtë
asht grushti i yt
që mbyt
pa mëshirë.
Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt po më madhohen
nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
ndërluftat e jetës.

- poezi nga Migjeni


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  99