>
LETERSISHQIP

Të Pres...

Kërkoj me sy, çdo çast të pres, të pres pafund
Fjalët më grinden në leksion, të hesht nuk mund

Salla ngjason e zbrazur krejt, si një qivur
Se Ti nuk futesh si përherë, plot’ dritë e nur!

Me sy të thellë, me buzë në gaz, si një Helenë
Me shtat selvi e hireplotë, si ti nuk vjen

Kush vallë në shpirt t’u fut aq thellë, si me magji
Ta vodhi prushin që shkrumbon e djeg në gji!

Trishtim i hidhur i vetmisë, çdo çast më vret
Mallkim e lutje zbraz më kot, si një asket

Emrin e shtrenjtë, veçse në zemër, ku ta gdhënd?
Unë jetoj dimrin e pashpresë, që po më çmënd !