>
LETERSISHQIP

Atij I Dridhen Duart, Mua Jo!

As ‘din’ s’premton, as besë nuk njeh
Paçka se emri ia mban brënda
Të qëndron larg, në sy s’të sheh
Me sqimë e veshje allafrënga

Buzëqeshje s’ka. I heshtur, fjalëpak
Një jetë të tërë kullot tërfil nga shteti
Makbethin brenda shpirtit dhe në gjak
Ushqen çdo ditë si një mëkëmbës mbreti

Çiban i huaj, mbirë në tokën tonë
As vetë se di, nga erdhi, kush e pruri?!
Ca sllavë gjakprishur vigjëlojnë
Tek zemra që ngjason me një rrasë guri

“Atij i dridhen duart, mua –jo”!
Në rrjetat e intriges dhe inatit
Kjo merimangë kolltukësh, domosdo
Një ditë do ngordhë nën peshën e mëkatit