>
LETERSISHQIP

Nënës

Kokën,
mbështetur pas kaptellit të djepit
Syrin,
s’e ngopi me gjumë
Për foshnjën,
njërën sisë zbuluar
Tek tjetra
një ëndërr më shumë

Në Korrik, arat korrte
Feksin kallinjtë nën dritën e Hënës
Djersa,
zinxhir floriri
rreth qafës së nënës

Plot andralla jeta
e hidhur,
si natë Shënëndreu
Drapri i vdekjes
në Korrik e preu…