>
LETERSISHQIP

Jo Vetëm Emër Perëndie

Mikut Tim Të çmuar, Apollon Gjebrea
Një kryq mortor të mban të heshtur
Mes vdekatarësh dhimbjeshumë
Mëngjesi dritën derdh parreshtur
Në zbritje, muzgjet sjellin gjumë

Rrëgjuar brengash, por i gjallë
Në shtigje pritash pabesie
Ja erdha prapë, t’i them dy fjalë
Me kë t’a ndaj një çast mërzie?

Unë di që s’shemben perënditë
Ndryshe, ç’kuptim do kishte jeta?!
Aromë e shpirtit tënd të mirë
Shpërthen tek lulet që të gjeta