>
LETERSISHQIP

Blasfemi

Sa fatgremisur dhe pa shpresë, rrufeja ra!
Ja, vjen Profeti më godet, më pret një krah

Gjysmën e shpirtit ndër ‘ajete’ ma degdis
Dhe s’ka më qeshje, as gëzime mes shtëpisë

Si djall’ e ëngjëll njëri-tjetrin e shikojmë
“Unë jam me Zot, ty të mungon, ç’të bisedojmë?”

Të jetë një sprovë, të jetë mallkim, apo ç’të jetë?
Unë psherëti e s’di ç’kërkoj me sy nga retë

Te cili Zot të falem vallë, ku të besoj
Dhimbjen e kujt ma pruri mua, ta provoj?