>
LETERSISHQIP

Rruga “Besa” Në Tiranë

Një rrugë me fillim e pa fund
Që ndrydhet nga muret e rënda
Pisllëk edhe sharje përkund
Mëri dhe urrejtje mban brënda

Jo rrallë nga një vrasje pas shpine
Me levë, a me plumb, a me thikë
Te “besa” jetojmë thotë fqinji
Po besa ka vdekur or mik!

E gdhëndim atë që se kemi
Në sheshe, në rrugë e kudo
Pastaj e përbaltim dhe vemi
Atje ku po tretet ajo!