>
LETERSISHQIP

Moskovi

E mira gjyshe,
mbaj mënd kur mallkonte
dhe çirrej me duart mbi faqe:
"U hëngërt moskovi"!
Dhe griste këmishën nga gryka te mesi
"Ju s'dini ç'vlen brumi në magje..!
E sot,
moskovi vret mijëra e mijëra
Me kthetra mjerimi,
mbyt foshnjat e njoma te pragu
"Ç'e pruri murtajën e kuqe...?"
Ndjej zërin e gjyshes së largu