>
LETERSISHQIP

Në Tiranë, Me Adem Jasharin

Një çast me ty qendroj i heshtur
Lavdia paska emrin tënd
Prekazi të kërkon parreshtur
E ke një brengë që po të çmend
Këpucëlidhur, sytë nga udha
Kërkon të prehesh, s'gjen dot kohë
Ky dimër gri t'i shton ca rrudha
Dhe plagët dhembin, domosdo
Këtu dhe erërat hanë vetveten
(Sikur s'mjafton për ty ky shesh!)
Pastaj, dhe ëndrrat s'mund të treten
Ndaj, jo më kot qendron mes nesh
E ndjen në shpirt, skërmitet shkjau
Matanë sinorit mbytur gjak
E dogji Trojën Menelau
Dhe po të mundet e djeg prapë!