>
LETERSISHQIP

Larg (Nipit Tim, Mondit)

Është trill a ëndërr, ngasje çmendurie
Që grish e zgjon kujtimin djaloshar!
Brilantet dashkan hone fshehtësie
Dhe s'dalin lart, as shiten nē pazar!
Nuk di se ç'ndodh, as dora nuk më bindet
Dhe fjalët më pengohen, s'di përse
Dhe zëri brenda vetes po më grindet
U prenë udhët, s'kam si vij atje...
Nuk munda dot, me daltën e mendimit
Të gdhend një shkronjë a lule si kujtim
Prandaj t'a nisa vellon e trishtimit
Dërgomë dhe ti nga larg një përqafim!