>
LETERSISHQIP

Në Ëndërr

-S'kujtohesh për motrën, më tha
mbeti e vetme, bën shoqëri me qyqet
bokërrimave të Kuçit...
Hapa sytë. Ku shkoi nëna?
U gris çarçafi i natës
Në dritare, përgjonte hëna!
Ja ndjej hapat;
shtegut të Dervenit dhe Qafës së Qarrit
Gëzimzeza ime,
ç'hoqi, ia tregoi dhe varrit!