>
LETERSISHQIP

Peisazh

Avëlmënd me dritë të hënës
Ç'është kjo vjeshtë e ky zabel?
Po kërkoj duart e nënës
Mbi qilimin që po shkel
Ç'fëshfërimë më bëjnë gjethet!
Fshesë e erës i ndjek pas
Sa çudi! Digjem nga ethet
Ndjehem si një bishë në lak!
Ky argjend, që brenda shpirtit
Më drithmon si me magji
Po më çon në shtrat të flirtit
Më pikon në gjak-flori!
Ku t'a gjej një gjurmë rinie
Që u shkri, u tret në prag?
Këngë e zogjve në korie
Zbret tek unë dhe ikën larg
Më magjeps kjo vjeshtë e vonë
Pres të shkundem si një lis
Ç'është ky mall, që më tundon
Si një vrundull që vithis...?!