>
BIOSHQIP
Biografia
Ne fillim ishte Festivali i dimrit, pastaj erdhen Kenget e stines, me pas Kenga Magjike Synonin gjithmone dicka ndryshe, ritme moderne, gjitheperfshirje Asnje nga keto aktivitete te rendesishme, nuk ia arriti qellimit ashtu si Mikrofoni i Arte qe shenoi edicionin e tij te pare kete vit. I nisur si nje projekt i bukur qe ndoshta kurre nuk do te shihte driten e diellit, ne fillim ne mendime, pastaj ne leter, emetim radiofonik per tu mbyllur ne nje nate magjike ne skenen e Pallatit te Kongreseve, ky festival i ri shqiptar shenoi fillimin e nje tradite qe thyen traditen e festivaleve shqiptare. Askush nuk e kishte besuar se do te arrihej deri ketu. Te pakten, askush nuk e kishte shprehur me ze te larte, deshiren e nje nate yjesh si ajo e te shtunes ne mbremje, me 14 shtator 2002. Por mundi dhe perpjekjet e nje radioje qe feston te qenurit kombetar me nje festival mbarekombetar nuk shkuan kot. Tashme, ne historine e muzikes shqiptare, u ngrit edhe nje kult qe nderon perpjekjet e artisteve shqiptare. Ajo quhet Radio +2 dhe kurore e saj, eshte nje Mikrofon i Arte.
Ne nje ambient muzikor ku vlerat dhe antivlerat mund te perzihen lehtesisht bashke, edhe per faj te transmetuesve televizive e radiofonike qe nuk bejne dallime mes artisteve dhe atyre qe paguajne per tu quajtur te tille, Radio +2, shenon nje nga emetuesit me serioze. Ata qe kohet e fundit kane sinkronizuar valet e tyre me valet e kesaj radioje, me siguri e kane kuptuar se ne te vertete, behet fjale per nje radio qe nuk vrapon mbas rrymave te kohes, mbas tendencave per te qene moderne me cdo kusht Ne fakt, filtri neper te cilin kalojne kenget qe emetohen nga kjo radio, jane shume te holla dhe teresisht profesionale. Te tilla kane qene edhe ato te propozuara per cmimin Mikrofoni i Arte pergjate te tre muajve. Ishin te gjithe artistet me te mire shqiptare ata qe vendosen te merrnin pjese ne nje festival pa asnje tradite te meparshme, por te ndershem, ne te cilen nuk manipulohet as vota e publikut dhe as mbahet ana e te njohurve te patalentuar.