>
BIOSHQIP
Biografia
Miley Ray Cyrus (në lindje emruar si Destiny Hope Cyrus), është aktore, këngëtare dhe tekste shkruese amerikane. Ajo është e njohur për rolin e saj në serialin amerikan Hannah Montana s dhe nga i ati saj Billy Ray Cyrus i cili gjithashtu është aktor dhe këngëtar i njohur amerikan.

Cyrus ka lindur në Nashville, Tennessee. Ajo është vajza e Leticia "Tish" (Finley) dhe e këngëtarit country Billy Ray Cyrus. Ajo ka dy vëllezër nga babai, Christopher Cody dhe Trace, ky i fundit eshte vokalist dhe kitarrist i një grupi rroku elektronik, Metro Station në Kaliforni. Ajo ka gjithashtu një motër nga babi nga babai, Brandi, një vëlla më të vogël, Braison, dhe një motër më të vogël, Noah, e cila është gjithashtu një aktore. Cyrus u quajt Destiny Hope sepse prindërit e saj besonin se ajo do të përmbushte gjëra të mëdha. Cyrus filloi te quhej "Miley" sepse ajo buzëqeshte vazhdimisht kur kishte qënë më e vogël. (Miley --> Smiley nga "smile" që në anglisht përkthehet buzëqeshje) Cyrus ndiqte shkollën fillore "Heritage Middle School" dhe ishte një nxitëse tifozësh, por tani shkon në një shkollë të quajtur "Options For Youth". Ajo gjithashtu ka mësuesin e saj privat në setin e shfaqjes së saj në TV. Ajo u rrit në fermën e prindërve të saj, jashtë Nashville, Tennessee, ku gjithashtu ndoqi "The People's Church" (Kisha e Njerëzve).

Në vitin 2009, Miley Cyrus publikon albumin "The Time Of Our Lives".

Më datë 20 Nëntor 2020, Miley Cyrus publikon videoklipin "Prisoner", në bashkëpunim me Dua Lipën.