>
LETERSISHQIP

Shembëllyrë

Fjalët e tua të ëmbla
i mori era...
Pëshpëritën
mbi trupin e një tjetre vajze
... zgjuan ëndrrat e saj...

Dhe unë?...
Unë mbetem brengosur
tradhëtuar
nga kjo shembëllyrë.
...zhytur në faj...

Dashuria
dy herë më trokiti
Mbi trupin që prek
mbi tjetrin në ëndërr
po ndjek
vegimet!...
I harrova, bashkë me ty i dashur...
Oh..të lutem më fal !

Më fal,
sa ëndrra s'më ka rrëmbyer
nga kjo botë e gjallë.

Më shumë nga Mimoza Bici