>
BIOSHQIP
Biografia
Albumin e dytë ajo e ka të një natyre krejt tjetër, me muzikë të lehtë, me këmbgulje, dëshirë, vullnet, pasion ajo tenton të ngelet përherë në tregun e muzikës shqiptare si në muzikën e lehtë ashtu edhe në atë popullore. Repertori i saj përmban këngë popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë, ku mbizotërojnë këngët popullore të mbarë Shqipërisë dhe të trevave shqipfolëse, por tashmë ajo po fut në repertorin e saj dhe këngët e muzikës së lehtë me ritëm që ngjajnë me Hip- Pop. Por fillimet e saj të të kënduarit ajo i ka me këngët polifonike kur këndonin në shtëpi familjarisht për vetë origjinën jugore. Ajo po bëhet një nga këngëtaret më të pëlqyera në aktivitetet e shoqatave artistike dhe pse për vite të tëra ka kënduar jashtë shtetit kryesisht në Gjermani. Hyrja e saj në konkurrencën e këngëtareve të këngës popullore ka ardhur në mënyrë të bindshme, pasi ajo ndoshta është ndër të paktat këngëtare që i këndon të gjitha këngët popullore të trevave shqiptare dhe tashmë dhe ato të muzikës së lehtë. Në bisedë ajo është shumë e sinqertë dhe rrëfen me qetësi rrugën e vështirë dhe të bukur të këngës nga Gjermania, Maqedonia, Kosova dhe tashmë në Tiranë, qytetin ku ka lindur që tashmë po i dedikon albumin e sajë të dytë të titulluar “Rinisë shqiptare”

Në Dhjetor 2001, Mimoza Gjoni merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Ate E Di Shpirti Im".

Më datë 6 Dhjetor 2011, Mimoza Gjoni publikon videoklipin "Jeta Ime". Teksti i këngës u përgatit nga Arben Duka, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Arifi. Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.

Më datë 2 Dhjetor 2012, Mimoza Gjoni publikon videoklipin "Iku Beqarina". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Alban Arifi. Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.

Më datë 16 Korrik 2013, Mimoza Gjoni & Shkelqim Beshiri publikojnë videoklipin "Shume E Per Lume".

Më datë 29 Dhjetor 2013, Mimoza Gjoni publikon videoklipin "Parja".

Më datë 6 Janar 2014, Mimoza Gjoni publikon videoklipin "Karajfili Ne Saksi". Videoklipi u prodhua nga Shqipja Master.

Më datë 13 Shkurt 2019, Mimoza Gjoni publikon videoklipin "Jemi Dy Shpirtera Binjak", në bashkëpunim me Soni Beratin.
KATEGORI: