Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Nje Dit Ne Shi

Gri eshte veshur dita kte mengjes
Cdo gje e lare nga shiu shkelqen
Gjethet ne peme duket sikur lotojne
Nostalgji e shkuar ne mendje m"vjen.

Si sot m"kujtohet binte shi at"dite
Nen stre te dy strukur ne rrinim
Njelule qershie n"dore ma vure lehte
Syte tane t"lumturuar si yje ata ndrinin

Rreth vetes ne shihnim te friksuar
Se mos na shihte ndonje sy spiun
E neser lart e posht do to t"thoshin
Ah eshte ajo qe e pame dje me nje cun.

Ore te tera nen streh ne qendruam
Si dy pellumba flisnim pa pushim
Endrra thurnim jetes sone dashurise
Perendis ne heshtje kerkonim bekim.

Njerezit rreth nesh te gjithe u larguan
Erresira e nates cdo gje mbuloj
Shiu vazhdon te bjer pa pushuar
Nen cader te dy rruges kthimit shkuam.

Zerat tane me vijne perseri ne vesh
Per nje cast ata me ngjajne si te vertete
Si vargje nga poezia jone e pare degjohe
Si tinguj muzikor nates gjate largohen......
.

- poezi nga Mimoza Paskali


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  7