A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

Baba Ti Je Engjelli Im.

Shume vite kan kaluar e me sy s"te kam pare
Atje larg ne dhe te huaj per ty sec me dogji malle
Iken vitet tutje vane 23 te rreshtuar
Qe nga dita e trishtimit qe m"pare s"kisha provuar
12 Dhjetir ishte kur mora lajmin e keq
Se babai eshte semure eshte rende e po heq
Si e marre drejt qendres shkova atje mora nje taksi
Nxito t"lutem i thashe shoferit t"gjej gjalle babain tim
Zemra si zog m"dridhej valle a do t"gjej gjalle
Zemer dridhur deren hapa e shtangur mbeta nje cast
Deshperimi me mbuloje nga pamja qe kisha balle
Shenje me dore me bere tek ti t"vija t"ulesha prane
Dicka deshe t"me thoshe duart mi more i vure prane
Syte e tu u lumturuan duket per mua kishin malle
E me zerin qe po t"shuhej belbezove disa fjale
Shume te dua bija ime e per ty une jam krenare
Por t"me falesh moj bije m"the s"mundem me po shtrihem pak.
Drejt ne sy ti me veshtrove nje Ah ne ajer u degjua
Dhe shpirti yte u be re ne qiell per tu shenjteruar
Zemren dhimbja ma coptoj s"mund te duroja nje gje t"tille
Shpirti si zog i plagisur arriti te leshoj nje klithme
Baba baba o shpirti im mos me ler te mjere mos me ler jetim
Ne shesh u shemba e lodhur e dermuar
Nga kjo shuplak e jetes qe kurre s"kisha provuar
Shume lote per ty derdha se shume ty t"doja
Te lir e lash dhimbjen s"munda ta frenoja
E dhimbja shpirtin mori e ngriti ne krahe
Ne toke e perplasi therrime e beri sikur te qe kristal
Ah baba i dashur o engjell i vertete
Me shpirtin si shenjtore me fjalet si poet
Shpesh e kujtoj sikur te shoh tani
Ne oborrin e shtepise kishim shume trendafil
Cdo mengjes kepusje nga nje trendafile
Ja dhuroje nenes bashke me poezine
Ah engjelli im me shpirt romantik
Ti me ndricon rrugen ti me mbush me drite
Shpesh te ndjej prane por nuk te shikoj
Thua eshte e vertete apo une e mendoje ?
Cdo vite te vije tek varri te qendroje
E per ore te tera bashke bisedojme
E di baba ti me degjon ma thite shpirti qe me ty jetone
Ah baba ty te pelqenin dijet njohurite
Ndiheshe krenar kur mesonin femijte
Gjithmone na thoshe dijet dhe sjellja te bejne njeri te mire
Me kujtohet baba naten e gdhiva me liber ne dore
U zgjove nje cast i habitur me pe
Ah moj bija ime akoma s"po fle ?
Lexoje neser se gdhine dite e re
Dhe e nesermja zbardhi mirmengjes me the
Ne syte e tu krenarine vura re
Ah baba shume u gezova
Bashke si dikur me ty une bisedova
Por tani baba me duhet te shkoje
Kur te celin trendafilat do t"vij te takoj
Para se te iki nje vjersh po te lexoj
Si dhurate e shpirtit qe kurre ste harroj.
BABA TI SKE VDEKUR
PER MUA JE I GJALLE
O ENGJELLI IM MBROJTES
GJITHMONE TE KAM PRANE
TI JE NDJENJA IME SHPIRTI IM JE TI
SA KOHE QE UNE JAME GJALLE
BRENDA MEJE GJALLE JE DHE TI.
M.P

- poem written by Mimoza Paskali


Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  27





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019