>
BIOSHQIP

Fshihet Nga Youtube Kënga E Mimoza Shkodrës Dhe Genës

04-10-2015
Edhe një këngë tjetër është fshirë nga kanali Youtube. Fjala është për bashkëpunimin mes këngëtares Mimoza Shkodra dhe këngëtarit Gena “Pikë në oqean”. Një këngë e publikuar para disa muajve nga dyshja është konsideruar si njëra ndër këngët më të pëlqyera nga publiku, por se çka nuk ka shkuar në rregull me këngën ende nuk e dimë, raporton Indeksonline. Mesa duket estrada jonë është duke hasur në probleme me ligjet e këtij kanali pasi që kohët e fundit një tjetër bashkëpunim mes Xhensilës dhe Mozzik është fshirë dhe rikthyer disa herë në këtë kanal derisa tani përfundimisht nuk gjendet më në Youtube, njësoj sikurse edhe bashkëpunimi i Mimozës me Genën.
(Indeksonline)

Fshihet Nga Youtube Kënga E Mimoza Shkodrës Dhe Genës