>
BIOSHQIP

Mimoza Shkodra: “Më Bezdisin Telefonatat Në Momente Te Papërshtatshme”

12-07-2014
Këngët e saj janë ndër këngët më të dëgjuara, e kjo e bën që të radhitet tek emrat më të dashur të skenës sonë. Është kjo këngëtarja Mimoza Shkodra e cila së shpejti do të sjell risi në skenë. E ndonëse shumë e dashur për publikun edhe jeta e saj është pjesë e pandashme e interesimit të masës, andaj ajo si asnjëherë më parë në një bisedë për Tribuna ka zbuluar shumë të paditura për jetën, veset, frikën, e shumë të tjera që nuk kanë qenë të njohura për publikun... Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë? Shumë e lumtur dhe pa obligime. Cili është libri dhe filmi që iu kanë lënë më së shumti përshtypje? Një libër që e ka shkruar Nora Roberts po titulli nuk po me kujtohet momentalisht. Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj? Është çanta. Cila është e meta juaj më e madhe? Jam paksa e ngutshme, kjo mendoj se është vesi im më i keq. Çfarë vëren fillimisht te një mashkull? E para që më bie në sy tek një mashkull është qëndrimi it i, si rri, por sigurisht që më vonë është karakteri ai që më bën më së shumti përshtypje. Cilëve tipa të njerëzve ju ikni? Njerëzve që janë injorantë, atyre mundohem gjithmonë t’i rri larg. Hobi juaj i preferuar? Të dëgjojë muzikë, të shkoj në kinema. Çfarë mund të ju nervozoj në moment? Telefonatat që janë në kohë te pa favorshme e sidomos kur jam shumë e zënë në ato momente e nuk mund të ju përgjigjem. Kjo di të më nervozoj shumë. Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë? Nuk me kujtohet, vetëm kur të jem shumë e ngarkuar prej familjes ndoshta prej vëllait. Cila është frika juaj më e madhe? Frikohem shumë nga gjarpri. Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia? Pa kuletë dhe pa çantë. Çfarë i thoni më së shpeshti vetës kur shikoheni në pasqyrë? Njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur me atë çka e ka. Unë shpesh mendoj. ‘O bre qysh ma ka fal zoti këtë gjë e nuk më ka fal diçka tjetër’, qenia njerëzore është e prirë për të gjetur gjithmonë defekte. Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban? Ndoshta para 3 muajve. Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë? Duke i ndihmuar atyre që i kanë kushtet shumë të këqija, pastaj ndonjë shtëpi në deti. Destinacioni i juaj i ëndrrave? Diku afër deti s’ka rendësi në cilin vend, vetëm të jetë mirë. A bëni punë shtëpie? Po kur kam kohë.
(Tribuna)

Mimoza Shkodra: “Më Bezdisin Telefonatat Në Momente Te Papërshtatshme”